Skip to content
Kryesore

Moti i keq bllokon rrugët në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve

· 1 min lexim

Moti i keq, i shoqëruar me erëra të forta dhe reshje shiu, ka shkaktuar probleme në segmentin rrugor Prekal – Kir në Shkodër. Gjatë natës, ka pasur rrëshqitje çka ka sjellë bllokimin e saj për automjetet.

Bashkia Shkodër ka informuar strukturat e emergjencave civile dhe firmën kontraktuese për menaxhimin e situatës.

Po ashtu, është bërë apel për qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin qarkullimin në këtë segment deri në pastrimin e rrugës.