Skip to content
Të Gjitha

Mot i keq dhe reshje dëbore, përmbyset furgoni në aksin Korçë-Pogradec

· 1 min lexim

Orët e fundit rajoni juglindor është përfshirë nga moti i keq.

Reshjet e dëborës kanë bërë disa akse të rrezikshme për kalimin e automjeteve.

Së fundmi, një furgon i transportit të mallrave është përmbysur në aksin Korçë- Pogradec.

Shkak është bërë lagështia në këtë aks.

Bëhet fjalë për një furgon të bardhë me targat AA 7951 N.

Fatmirësisht, shoferi është nxjerrë pa lëndime nga mjeti.

Ky është i disati aksident për këtë mbrëmje, pasi janë regjistruar disa të tillë.

Deri tani ka mbetur vetëm një viktimë.

Bëhet fjalë për një kalimtar i cili u përplas nga një kamion në Shkozet.