Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

‘Mos ma ngri zërin’, Vokshi përplaset me Koçin në Komisionin për Shëndetësinë

12:02 25/04/2024
Reading Time: 2 min lexim

Mbledhja e së enjtes e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, e cila synon të hetojë koncesionet dhe Partneritetet Publike-Private (PPP) në këtë sektor, është shoqëruar me debate të forta ndërmjet anëtarëve të tij. Debati ka nisur mbi procedurat dhe mënyrën e funksionimit të komisionit, sidomos rreth cili anëtar duhet të marrë fjalën së pari.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, është përballur direkt me deputetin Petro Koçi. Vokshi ka bërë të qartë se çdo veprim i komisionit duhet të bazohet në provat e grumbulluara dhe në një plan të qartë hetimi.

“Në asnjë rast plani nuk miratohet pa marrë ende provat. Ne kemi kërkuar ngritjen e komisionit, kemi një objekt të komisionit, kemi bërë planin paraprak, pra si do të hetohet sipas kërkesës së opozitës. Niset me kërkesat për informacion më pas kalohet plani,” theksoi Vokshi në një debat të tensionuar. Ajo shtoi, “Ju keni depozituar një plan krejt ndryshe nga ai parapraku, do ta lexojmë dhe diskutojmë dhe është edhe pjesë e rendit të ditës.”

Gjatë debatit, Vokshi gjithashtu ka kritikuar ashpër sjelljen e Koçit në mbledhjet e mëparshme, duke e akuzuar për sjellje të papërshtatshme: “Petro mos e ngri zërin me mua dhe asnjë koleg ke vepruar në mënyrë të turpshme në mbledhjen e kaluar. Lëri zhurmuesit. Zhurmueset t’ia lënë Rai 3 jo këtu. Unë jam mbi palët këtu!”

Vokshi kishte akuzuar ditën e mëparshme se socialistët po bllokojnë punimet e komisionit duke bërë pengesë për miratimin e kërkesave për informacion, drejtuar institucioneve. “Dje në një dalje për mediat, kam akuzuar socialistët se po bllokojnë punimet dhe po bëhen pengesë për miratimin e kërkesave për informacion,” deklaroi ajo.

Ky komision ka për qëllim të adresojë çështjet e transparencës dhe efikasitetit të kontratave në sektorin shëndetësor, por fillimi i tij është penguar nga mosmarrëveshjet politike dhe procedurale.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Albana VokshiKomisioni Hetimor i shendetesise

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para
Nisja e sesionit parlamentar, deputeti Saimir Korreshi nuk vjen duar bosh, ja dhurata epike e tij për qeverinë

“Podcast apo dhomë rrëfimi”, Korreshi në Komisionin e Shëdnetësisë: Vendosni kamera

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip