Skip to content
Politikë

“Mos e bëni seancën imam bajalldi”, plas debati në Parlament mes Dules dhe Xhaçkës

· 2 min lexim

Deputeti Vangjel Dule gjatë seancës së sotmëe parlamentarte ku në fokus ishte integrimi europian i vendit ka pasur një debat të ashpër me ministren Olta Xhacka. Sipas Dules nëse nuk zbatohen me përpikmëri kërkesat e BE mund të kthehemi hapa pas në proces. Ai theksoi se rrezikohet që të hiqen vizat për Shqipërinë.  Ndërsa ministrja Xhaçka u përgjigj se deri tani nuk është marrë asnjë vendim për kthimin dhe pezullimin e liberalizimit të vizave.

Vangjel Dule: Integrimi, kryefjala e të gjithë debateve që mund të zhvillohen në Parlament, që prek fatet e vendit për kohët në vijimësi.

Lidhet me fatet në mënyrë të pazgjithshme të vendit e qytetarëve. Përgjegjësia as nuk mund e as nuk duhet të kufizohet në mandatet qeverisëse. Kemi një përvojë të hidhur 8 vjet radhaz ishin kandidat pa arritur të çelim negociatat.

Përgjegjësia ka emër individual dhe forca politike.

Procesi i negocimit nuk është më i pakthyeshëm, që do të thotë nëse nuk jemi në nivelin e kërkesave do të detyrohemi të bëhemi prapa kthehu.

A kemi ne kapacitetet e nevojshme negociuese?

Kemi një parti kapanon, një qeveri në formën e një Sekretariati teknik, drejtësi që ende nuk arrin të gjejë ritmin e dhënies së drejtësisë, media të kapur dhe që në çdo tentativë për të fituar lirinë gjendet nën agresionin e lirisë shtet.

Olta Xhaçka: Nuk ka pasur asnjë vendim për pezullim vizash. Nuk ka pasur asnjë iniciativë që lidhet me pozionin imagjinar të rikthimit të vizave e as më Shqipërinë e të metat e saj imagjinare që do të sillnin një përshkallëzim të tillë të situatës.

Dule: Mos e bëni drejtimin e seancën imam bajalldi. Jam në mënyrë të përsëritur duke ju lutur, përgjigjuni gjërave për të cilat pyeteni, jo atyre imagjinare. Metodë klasike e dalë bojë për t’iu shmangur përgjegjësisë.