Skip to content
Kronikë

Mori 1 mijë euro në këmbim të një kontrate pune në Gjermani, e pëson keq 38-vjeçari në Dibër

· 2 min lexim

Ditën e sotme një 38-vjeçar  ka rënë në prangat e policisë në Dibër nën akuzat e mashtrimit. Bëhet me dije se shtetasi me iniciale H.R i ka marrë 1 mijë euro një personi tjetër me pretendimin se do t’i siguronte djalit të të dëmtuarit, një kontratë pune në Gjermani.

38-vjeçari përdorte skemën e mashtrimit për të zhvatur para, ndërkohë që ‘premtimet’ e tij ishin thjesht një mekanizëm që e ndihmonin për planin.

Ndërkohë që policia ka nisur punën për kapjen e tij si edhe për dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policise:

Strukturat hetimore të DVP Dibër referuan materialet procedurale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin H. R., 38 vjeç, banues në Dibër, pasi dyshohet se përmes mashtrimit, i ka marrë shumën 1000 euro, një shtetasi, me pretendimin se do t’i siguronte djalit të të dëmtuarit, një kontratë pune në Gjermani. Vijon puna për kapjen e shtetasit H. R., si dhe për dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.