Skip to content
Të Gjitha

Momente frike! Një person terrorizon lagjen: dhunon dhe kërcënon me jetë familjen fqinje (Emri)

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth një orë më parë (15:00) në fshati Shushicë të Elbasanit.

Bëhet me dije se 40-vjeçari Saimir Cakani ka terrorizuar fqinjët e tij, pasi ka ushtruar dhunë për disa minuta ndaj tyre, teksa kërcënonte se do të qëllonte me armë.

Ngjarja u normalizua vetëm pas ndërhyrjes së policisë, që ka shoqëruar në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit dhunuesin, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Deri më tani nuk është bërë me dije ende identiteti i asnjërit prej personave të përfshirë në ngjarje dhe po ashtu të pazbuluara mbeten edhe shkaqet e ngjarjes.

Megjithatë, bëhet me dije se policia po heton për zbardhjen e plotë të saj.

(në përditësim)