Skip to content
Rajoni

Miratohet qeveria e re e Kosovës, Albin Kurti votohet kryeministër

· 2 min lexim

Kuvendi i Kosovës ka miratur qeverinë e re me 67 vota pro, 30 kundër dhe asnjë abstenim. Gjatë momentit të votimit kanë qenë të pranishëm 107 deputetë.

Albin Kurti është zgjedhur për herë të dytë kryeministër i kosovës në seancën e jashtëzakonshme të ditës së sotme.

Më herët u zgjodh Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ndërsa gjatë fjalimit të tij para deputetëve Kurti ka bërë public edhe emrat e ministrave në qeverinë e re. Lista vijon si më poshtë:

Albin Kurti- Kryeministër

Zëvendëskryeministër i parë – Besnik Bislimi,

Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme – Donika Gërvalla,

Zëvendëskryeministre e tretë – Emilia Rexhepi

Ministrinë e Punëve të Brendshme – Xhelal Sveçla,

Ministrinë e Arsimit – Arbërie Nagavci,

Ministrinë e Shëndetësisë – Arben Vitia,

Ministrinë e Bujqësisë – Faton Peci,

Ministrisë e Kulturës – Hajrullah Çeku,

Ministrinë e Drejtësisë – Albulena Haxhiu,

Ministrinë e Financave – Hekuran Murati,

Ministrinë e Tregtisë – Rozeta Hajdari,

Ministrinë e Mjedisit – Liburn Aliu,

Ministrinë e Pushtetit Lokal – Elbert Krasniqi,

Ministrinë e Mbrojtjes – Armend Mehaj,

Ministre e Ekonomisë – Artane Rizvanolli,

Ministria për Zhvillim Rajonal-Fikrim Damka,

Ministria për Komunitete dhe Kthim – Goran Rakiç

Lëvizja Vetëvendosje fitoi zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovës me më shumë se 50% të votave së bashku me aleaten Vjosa Osmani. Kjo e fundit pritet të emërohet president e Kosovës.