Skip to content
Politikë

Miratohet projektligji i kanabisit për përdorim mjekësor, Manastirliu: Kemi krijuar Agjensinë Kombëtare për kontrollin e tij

· 2 min lexim

 

Për përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri me dije se në këtë mbledhje projektligjin për kanabisin për përdorim mjekësor.

Në Këshillin e Ministrave është kaluar sot kuadri rregullator se si do të bëhet ky proces, ku është krijuar dhe një agjensi kombëtare për kontrollin e kanabisit.

Kujtojmë se qeveria realizoi një këshillim kombëtar, një pyetësor ku u pa nëse qytetarët ishin dakort për të ndërmarrë këtë veprim dhe nga monitorimi u pa se 61% votuan pro.

“Ka miratuar projektligjin për kanabisin, për qëllime mjekësore dhe industriale. Nga këshillimi kombëtar ku 61% e qytetarëve u shprehën pro, ka filluar puna nga disa ministri. Ky projektligj përcakton kuadrin rregullator për mënyrën pse si do iniciohet procesi. Qëllimi është rregullimi dhe granatimi i procesit të kontrollit dhe mbikëqyrjes së prodhimin, përpunimit. Aspekte kryesore, lidhen me aspekte rregullatorë që i përkasin nga momenti i kultivimit dhe eksporti i sigurt dhe i kontrolluar. Ka një element të veçantë, aspekti rregullator përcakton edhe institucionet që do merren me kontrollin e përpunimit dhe prodhimit të produkteve për qëllime mjekësore. Krijohet Agjencia kombëtare për kontrollin e kanabisit. Janë parashikuar të gjitha kushtet për aspektet e dhënies së licencave dhe lejeve me kritere të përcaktuara dhe konsultuara dhe mirëoganizuara. Kemi patur gjithë vëmendjen e duhur për të gjithë praktikat më të mira në botë”, tha Manastirliu.