Skip to content
Kryesore

Mira Murati krijon kompani IA, rekruton emra të njohur

· 1 min lexim

Mira Murati, ish-shefja e OpenAI, ka themeluar një kompani të re të fokusuar në Inteligjencën e Përgjithshme Artificiale (AGI).

Ajo ka rekrutuar emra të njohur nga kompani të tjera si OpenAI, Google DeepMind dhe Character AI. Ndërkohë, kompania ende ndodhet në fazat e hershme, pa një emër ose produkt të qartë.

Lajmi vjen pas periudhës së pasigurisë në OpenAI, e cila kulmoi me shkarkimin e CEO-së Sam Altman në fund të vitit 2023, një ngjarje që çoi në largimin e Murati nga OpenAI.

Ajo u bë CEO e përkohshëm pas largimit të Altman, dhe më vonë vendosi të ndjekë një rrugë të re, duke nisur këtë start-up, i cili ka mbledhur më shumë se 100 milionë dollarë financime deri tani.