Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22 vatra

12:30 14/07/2025
Reading Time: 2 min lexim
Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22 vatra

Ministria e Mbrojtjes njofton se në 24 orët e fundit janë evidentuar 22 vatra zjarri në disa zona të vendit, nga të cilat 5 mbeten ende aktive dhe 1 është nën monitorim.

Vatrat janë përhapur në bashkitë Dibër, Bulqizë, Rrogozhinë, Kavajë, Vlorë, Himarë, Selenicë, Librazhd, Malësi e Madhe, Mallakastër dhe Mirditë.

Një nga vatrat më problematike është ajo në zonën “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar të Lurës, ku zjarri ka përfshirë një sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh.

Po ashtu, në bashkinë Bulqizë është riaktivizuar vatra në “Mali i Peladhisë”, në njësinë administrative Zerqan. Flakët janë përhapur në drejtim të “Majës së Vlashës” dhe janë ndihmuar nga temperaturat e larta dhe era, duke krijuar dy vatra aktive.

Në terren ndodhen 8 efektivë të Shërbimit Vendor të MZSH, të cilët po përpiqen ta vënë situatën nën kontroll. Deri tani nuk raportohet për rrezik ndaj banesave.

Në Dibër, konkretisht në fshatin Sinë e Sipërme, njësia administrative Arras, ka rënë zjarr në një pyll me dushk, duke djegur rreth 4 hektarë sipërfaqe. Në terren ndodhen forcat e MZSH Dibër me 5 efektivë dhe 6 punonjës bashkiakë, të cilët po punojnë me mjete rrethanore dhe pompa shpine në një terren të vështirë.

Situata më e rënduar është shënuar në fshatin Zambishë, ku flakët janë përhapur me shpejtësi edhe në fshatrat përreth si Okshtun, Levonje, Himenrajë, Memollaj, Thertor, Koçaj, Sheshaj dhe Brendaj. Mbrëmjen e djeshme, zjarri mori përmasa të mëdha sidomos në Thartor, Sheshaj, Prendaj dhe Dakaj, duke kërkuar ndërhyrje nga ajri me dy helikopterë të Forcave të Armatosura. Ndërhyrja ajrore ndihmoi në neutralizimin e disa vatrave që rrezikonin banesat, ullishtet dhe pyjet me pisha.

Ndërkohë, në fshatin Drenovë, njësia administrative Qendër Dukas në Mallakastër, ka shpërthyer një zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra, duke djegur rreth 2.5 hektarë tokë dhe afro 250 rrënjë ullinj.

Edhe pse flakët ishin shuar, një vatër është riaktivizuar sot, ku forcat e MZSH-së dhe të bashkisë po vijojnë punën me mjete të thjeshta dhe pompa shpine për ta mbajtur nën kontroll situatën.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: ministria e mbrojtesZJARRET

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
Shembjet në Theth, Avokati i Popullit: Nuk kemi asnjë ankesë nga qytetarët

Shembjet në Theth, Avokati i Popullit: Nuk kemi asnjë ankesë nga qytetarët

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip