Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra në vend orët e fundit, 3 prej tyre aktive

10:20 08/08/2025
Reading Time: 1 min lexim
Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra në vend orët e fundit, 3 prej tyre aktive

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar bilancin e situatës së zjarreve në vend për 24 orët e fundit, duke raportuar për 19 vatra të evidentuara, nga të cilat tre mbeten ende aktive dhe po trajtohen me përparësi nga forcat operacionale.

Sipas të dhënave zyrtare, në terren janë angazhuar gjithsej 445 forca operacionale, të mbështetura nga 48 automjete zjarrfikëse, 9 mjete të rënda, si dhe 73 ushtarakë të Forcave të Armatosura.

Gjithashtu, është përdorur edhe ndihma nga ajri, përfshirë dy avionë suedezë të vënë në dispozicion nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile.

Vatrat më problematike aktualisht janë:
• Dhivër, Bashkia Finiq – Një vatër e përhapur në zonë pyjore malore, ku janë dislokuar 10 mjete zjarrfikëse nga bashkitë e jugut dhe rreth 120 forca nga strukturat vendore, FA dhe ndërhyrje ajrore.
• Lofkënd, Bashkia Mallakastër – Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me pisha. Në terren po punojnë 130 forca operacionale dhe 11 mjete zjarrfikëse, mes tyre edhe të Forcave të Armatosura, të ndihmuara nga ajri.
• Vjollcë, Bashkia Mirditë – Një vatër në pyll pishe dhe shkurre ka mbetur e pakontrolluar pavarësisht ndërhyrjeve të shërbimeve zjarrfikëse, pyjore dhe vullnetarëve lokalë. Deri më tani nuk raportohet rrezik për banesat.

Ministria ka përsëritur thirrjen për kujdes maksimal nga banorët dhe apelon për raportimin e çdo vatre të re për të parandaluar përhapjen. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbetet në gatishmëri të plotë për koordinimin dhe ndërhyrjet e mëtejshme.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: ministria e mbrojtesZJARRET

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para
Kuajtë janë qëlluar me armë, barinjtë e Vlorës: Policia po mbron autorin

Qëllohen me çifte 22 kuaj në zonën Dukat–Llogara, shkak konkurrenca

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip