Skip to content
Bota

Ministri i Brendshëm: Atentati ndaj kryeministrit ishte i motivuar politikisht

· 1 min lexim

Përpjekja për vrasjen e kryeministrit të Sllovakisë Robert Fico ishte e motivuar politikisht, tha ministri i brendshëm i vendit Matush Šutaj Eštok, duke shtuar se informacioni bazohet në “intervista fillestare me të dyshuarin”. Sipas tij, kryeministri mbetet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe vijon të jetë në sallën e operacionit.

Kjo tentativë për vrasje ishte e motivuar politikisht dhe i dyshuari mori vendimin për ta bërë atë menjëherë pas zgjedhjeve presidenciale,” tha Ministri i Brendshëm në një konferencë shtypi jashtë spitalit në Banska Bystrica, ku po trajtohet kryeministri.