Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Minatori Elton Debreshi tejkalon numrin e nevojshëm të firmave për kandidimin si deputet në Dibër

12:28 23/02/2021
Reading Time: 2 min lexim

Minatori dhe sindikalisti Elton Debreshi ka arritur të mbledhë firmat e nevojshme për kandidimin si deputet i pavarur në qarkun e Dibrës. Lajmin e ka dhënë nëpërmjet një postimi në Facebook Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës. Në postim njoftohet se numri i nevojshëm i i firmave është tejkaluar.  Nga1300 firma që janë të nevojshme për qarkun e Dibrës, janë mbledhur thuajse 1500. Elton Debreshi është prej 10 vitesh minator dhe në vitin 2019 u zgjodh unanaimisht kryetar i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, arsye për të cilën u pushua nga puna prej kompanisë Albchrome të Samir Manes.

Njoftimi i SMBB:

KEMI PËRFUNDUAR MBLEDHJEN E FIRMAVE PËR KANDIDIMIN E ELTON DEBRESHIT

Të nderuar minatorë, qytetarë të Dibrës dhe dashamirës anekënd Shqipërisë!

Ju njoftojmë se pas katër javësh pune intensive është tejkaluar numri i nevojshëm i firmave për të zyrtarizuar kandidimin e pavarur të Elton Debreshit në zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë këtyre javëve jemi takuar me mijëra bashkëqytetarë, besimi dhe mbështetja e të cilëve na ka mbushur me shpresë. Ata nuk na kanë dhënë vetëm një firmë, por janë zotuar që së bashku ta çojmë deri në fund përpjekjen për miratimin e Statusit të Minatorit dhe vendosjen e Dibrës në qendër të vëmendjes shtetërore.

Kandidimi i një minatori të palodhur, sindikalisti të guximshëm dhe njeriu të ndershëm është risi jo vetëm për qarkun tonë, por për mbarë vendin. Zgjedhja e Elton Debreshit do të jetë një ditë historike, e cila do të tregojë se kur punëtorët dhe njerëzit e thjeshtë bashkohen asgjë nuk është e pamundur.

Në fund, nuk mund të mos falënderojmë të gjithë minatorët dhe qytetarët, si dhe aktivistët e Organizatës Politike, të cilët janë angazhuar së bashku në takime të panumërta për të mbledhur firmat e kandidimit.

#MeEltonDebreshin

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: diberelton debreshikandidon si deputet i pavarurmbledh firmat

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para

Akuzoheshin se bashkëpunuan me Tiren, Gjykata liron infermieren dhe sanitaren e Sanatoriumit

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip