Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Miliona euro përmes Callcenterave, SPAK çon për gjykim dosjen me 17 të pandehur

17:12 17/07/2024
Reading Time: 2 min lexim

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dorëzuar për gjykim dosjen me 17 të pandehur, të akuzuar për ngritjen e një skeme mashtrimi të sofistikuar. Organizata dyshohet se drejtohej nga Bruno Çobo, i cili ishte arratisur më parë drejt Dubait, por më vonë u dorëzua autoriteteve shqiptare.

Sipas SPAK, Bruno Çobo dhe të pandehurit e tjerë, përfshirë Aldo Pasku, Antoneta Malo (Pepkolaj), Bruno Gjika, Elisa Çaçi (Caci), Erion Kastrati, Florjan Bregu, Hamit Dobi, Gilbert Pushani, Greta Gjoci (Pepa), Gjin Shelnishta, Olta Toçi, Orland Cani, Mojsi Zuna, Rezarta Ibrahimi (Çaçi), Silvana Veliu dhe Valbona Abedinaj (Resuli), akuzohen për veprat penale të “Mashtrimit kompjuterik” në dëm të disa personave, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal. Këto akuza janë parashikuar nga nenet 143/b paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi 1 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

Në seancën paraprake të mbajtur më 16 korrik 2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, vendosi të pranojë kërkesën e SPAK për dërgimin e çështjes në gjykim. Gjatë seancës, gjykata shqyrtoi pretendimet e palëve dhe vendosi se kishte prova të mjaftueshme për të mbështetur akuzat.

Vendimi përfshin përfshirjen e të gjitha akteve të kryera gjatë fazës së hetimit paraprak në fashikullin e gjykimit, i cili përbëhet prej 39 fashikujsh. Gjykata gjithashtu rrëzoi kërkesën e mbrojtjes së të pandehurit Mojsi Zuna për shpalljen e moskomptencës lëndore dhe dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Kjo çështje e profilit të lartë ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe ka ngritur pyetje mbi efikasitetin e mekanizmave të mbikëqyrjes financiare dhe juridike në vend. Ajo gjithashtu shënon një hap të rëndësishëm në përpjekjet e vazhdueshme të SPAK për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Bruno CoboSPAK

Të tjera

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë
Aktualitet

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Eksperti i IT-së dhe një nga zërat aktivë të qëndresës qytetare, Gent Progni, ka bërë një deklaratë të fortë nga...

11:49 22/06/2026
“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës
Aktualitet

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

Gazetari Osman Stafa, ka reaguar pas sulmit nga dy persona pranë qendrës së Tiranës mbrëmjen e së dielës, duke e...

11:19 22/06/2026
Para
Tragjeda e familjes Arrazi, gjendet një tjetër trup i pajetë në Bunë

Një tragjedi e shmangur në Shkodër: Nëna me 4 fëmijë tentoi të vetëmbytet në Bunë

Lajmet e fundit

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

11:49 22/06/2026
“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

11:19 22/06/2026
Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip