Skip to content
Politikë

Meta: Rama arkitekt i vjedhjes me djegësat, ai i Tiranës gur sprove për drejtësinë

· 1 min lexim

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka akuzuar kryeministrin Rama si  arkitekti i vjedhjes shtetërore me të tre inceneratorët. Përmes  një reagimi në rrjetet sociale, Meta thekson Inceneratori i Tiranës është guri i madh i provës për drejtësinë dhe është dëshmia gjithashtu përse Shqipëria thellohet keq e më keq në gropën e zezë të korrupsionit.

Reagimi:

Edi Rama është arkitekti i vjedhjes shtetërore me të tre inceneratorët, duke vendosur të gjithë qeverinë dhe kukull-ministrat e tij në funksion të këtyre skemave zhvatëse që kanë treguar se sa thellë janë të gatshëm ata për ta futur dorën pa mëshirë në xhepin e qytetarëve dhe t’u vjedhin pa turp edhe lekët e fundit të bukës apo të ilaçeve.

Inceneratori i Tiranës është guri i madh i provës për drejtësinë dhe është dëshmia gjithashtu përse Shqipëria thellohet keq e më keq në gropën e zezë të korrupsionit dhe renditet e fundit në indekset globale për funksionimin e shtetit ligjor dhe luftën ndaj korrupsionit.