Skip to content
Kronikë

Meta në mbështetje të kandidatit të Bashkë Fitojmë: Vetëm ndryshimi e mbron Dibrën nga projekti asgjësues i Ramës!

· 2 min lexim

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka ironizuar pununimet e bëra nga qeveria në rrugën e Arbrit, të cilën e quan rrugica e Edi Ramës. Kujtojmë se ky aks është premtimi i çdo fushate nga partitë politike.

Meta deklaron se në 10 vjet kryeministri Rama jo vetëm rrugën që nuk e mbaroi, jo vetëm që drita në fund të tunelit kurrë nuk doli, por edhe këto gropat në rrugicën e Arbrit nuk i mbush dot, edhe pse gropa në buxhetin e shtetit ka vajtur me qindra milionë euro.

 

 

“Mirëmëngjes nga rrugica e Arbrit e Edi Ramës. Asnjë vepër madhore publike nuk ka qenë në gjendje të realizojë kryeministri Rama, që në 10 vjet në rrugën e Arbrit ka lënë pas vetëm gropa korrupsioni dhe gropa të rrezikshme në rrugë, të cilat janë burime aksidentesh dhe kanë shkaktuar humbje jetësh”, deklaron Meta.
Gjitashtu kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nëpërmjet një statusi në “Facebook” shkruan se Dibra pret me padurim ndryshimin.

 

Gjithashtu thekson se vetëm ndryshimi do të mbrojë Dibrën nga projekti asgjësues i përmbytjes nga kryeministri Edi Rama.

Statusi:

Dibra pret me padurim Ndryshimin sepse do të ketë kryebashkiak Ismail Ukën, një qytetar model dhe njeri i punës dhe i fjalës së mbajtur.