Skip to content
Të Gjitha

Meta me ambasadoren e Francës: Do ta kthej në parlament Kodin Zgjedhor

· 1 min lexim

Në njjë takim me ambasadoren e Francës, Christina Vasak, kreu i shtetit, Ilir Meta,  është ndalur sërish të marrëveshja e 5 qershorit.  Ai i bën thirrje parlamentit që të respektojë këtë marrëveshje, pasi shkelja e saj e mban vendin tonë larg plotësimit të kushteve për zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare.

“Shqipëria është ende shumë larg përmbushjes së kushteve që kërkohen për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, me shkeljen brutale dhe të njëanshme nga ana e mazhorancës së Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit. Por, unë do t’i jap edhe një mundësi të fundit Parlamentit njëpartiak për të respektuar Marrëveshjen pas kërkesës publike të Partisë Popullore Europiane.”, deklaroi Meta.

/GazetaReforma.com/