Skip to content
Të Gjitha

Meta i kërkon hapa pas/ Basha: Me qeverinë e kapur nga krimi ka vetëm hapa para, për të rrëzuar Ramën

· 2 min lexim

Deklaratat e Presidentit Meta, i cili kërkon që opozita dhe mazhoranca të bëjnë hapa pas në lidhje me krizën politike, duket se nuk janë pritur mirë nga kreu i demokratëve, Lulzim Basha.

I prerë në fjalën e tij, Basha ka thënë se nuk ka ndërmend t’i komentoj deklaratat e presidentit, por  hapa pas nuk do ketë.

“Unë nuk kam ndërmend të komentoj deklaratat e Presidentit, po në përballje me qeverinë e kapur nga krimi për të vjedhur zgjedhjet nuk ka për të pasur hapa pas, por vetëm hapa para drejt largimit të Edi Ramës, duke nisur që nesër në orën 10:00”,- tha Basha, duke ftuar qytetarët në protestë.

Sa për presidentin slloven, Basha tha se: “Rikujtova me kënaqësi ndihmën që na ka dhënë për anëtarësimin në NATO dhe heqjen e vizave. Procese që i kam ndjerë në detyrat e mia të atëhershme si ministër. PD e sigurova se është e përkushtuar për të arritur vlerat evropiane për Shqipërinë dhe shqiptarët përmes vendosjes dhe rivendosjes së demokracisë, zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, që të hapet rruga e bllokuar nga korrupsioni që shqiptarët të udhëtojnë drejt Evropës me kokën lart”,- vijoi Basha.