Skip to content
Aktualitet

Meta: E përshëndes vendimin e parlamentit holandez, shpresoj një vendim pozitiv

· 2 min lexim

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar pas qëndrimit të Holandës për negociatat me Shqipërinë. Me anë të një postimi të bërë në rrjetet sociale, Meta përshëndet vendimin teksa shprehet se plotësimi i të gjitha kushteve do të jetë kërkesa konstante, që do të na shoqërojë këtë proces. Kreu i shtetit uron që më 22 qershor, Këshilli të vendosë pozitivisht për nisjen reale të negociatave, dhe të plotësohen sa më parë të gjitha kushtet.

Reagimi i Ilir Metës: 

“E përshëndes vendimin e Parlamentit holandez për miratimin e kuadrit negociator, e më pas, mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare edhe me Shqipërinë.
Plotësimi i të gjitha kushteve do të jetë kërkesa konstante, që do të na shoqërojë këtë proces, nga nisja deri në fund, dhe do të jetë përcaktues për kohën kur do të finalizohet anëtarësimi. Duke uruar, që më 22 qershor Këshilli të vendosë pozitivisht për nisjen reale të negociatave, të ruajmë fokusin tek plotësimi sa më parë i të gjitha kushteve”, shkroi Meta.

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mërkurën (16 qershor) të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore duke përfshirë, Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Shtetasit e vendeve të treta përfshijnë edhe qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Shumë vende në BE kanë filluar lehtësimin e masave kundër pandemisë dhe synojnë që përmes sezonin të udhëtimeve verore të ringjallin ekonomitë lokale.