Skip to content
Aktualitet

Merret peng “Mbreti i Instagramit” në Tiranë, policia sqaron ngjarjen

· 2 min lexim

Kozak Braçi, i njohur ndryshe si “Mbreti i Instagramit” është rrëmbyer ditën e sotme në Tiranë, ndërsa thuajse pas dy orësh, policia ka bërë  të mundur gjetjen e tij.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, një grup të rinjsh kanë futur në makinë Braçin dhe e kërcënojnë e godasin. Ata dëgjohen duke i kërkuar Bracit të kërkojë falje, teksa ky i fundit bindet.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media për rrembimin e shtetasit K. B, ju bëjmë me dije se:

Sherbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e tij dhe po bëjnë shoqërimin e tij për në ambientet e Komisariatit, për të dhënë deklarimin e tij në lidhje me ngjarjen.

Gjithashtu, është bërë identifikimi i autorëve të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tyre.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 4 po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Mësohet se Kozak është marrë nga shokët e një reperi kundërshtar, të cilin e kishte fyer në rrjetet sociale. Menjëherë sapo ka zbritur nga një taksi, ai është future me forcë në makinën e tyre.

Sjellim në vëmendje se dy javë më parë, Kozak Braçi denoncoi në polici një shpërthim me lëndë plasëse, në pallatin ku ai banon, të cilin e cilësoi një kërcënim. Nga verifikimet e policisë rezultoi se kishte qenë një kapsolllë me lëndë piroteknike, e cila nuk shkaktoi asnjë dëm material.