Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Merr fund dilema, Lukashenka: Prigozhin ndodhet në Bjellorusi

18:29 27/06/2023
Reading Time: 2 min lexim

Lideri bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, tha se themeluesi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, ndodhet në Bjellorusi.

“Po, është e vërtetë [Prigozhin] në Bjellorusi sot. I kam premtuar atij, i kam thënë se nëse dëshiron të qëndrojnë te ne, ne do t’i ndihmojmë”, tha Lukashenka.

Udhëheqësi bjellorus tha se janë dhënë “garanci të sigurisë” për Prigozhinin, ashtu siç kishte premtuar presidenti rus, Vldimir Putin.

Lukashenka tha se Prigozhin do të qëndrojë në Bjellorusi dhe shpenzimet do të paguhen nga Wagner-i.

Lideri bjellorus tha se është pajtuar me ministrin e tij të Mbrojtjes, Viktar Khrenin, i cili kishte shprehur interes që mercenarët e Wagner-it të integrohen në forcat bjelloruse.

Disa orë më herët, Lukashenka kishte njoftuar se ushtria bjelloruse është vënë në gatishmëri të plotë, pas rebelimit të Wagner-it në Rusi.

Lukashenka ka ndërmjetësuar një marrëveshje me Moskën, sipas së cilës, luftëtarët dhe shefi i Wagner-it do të lejohen të qëndrojnë në Bjellorusi, pas rebelimit të grupit mercenar gjatë fundjavës.

Pas ndërprerjes së rebelimit, Kremlini deklaroi se Prigozhin ishte nisur drejt Bjellorusisë. Por, më 26 qershor, gjatë adresimit përmes një audio-mesazhi, Prigozhin nuk tregoi vendndodhjen e tij.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se pjesëtarët e Wagner-it që nuk kanë marrë pjesë në rebelimin e fundjavës, mund t’i bashkohen ushtrisë ruse ose të shkojnë në Bjellorusi.

Trupat e Wagner-it më 24 qershor morën nën kontroll qytetin jugperëndimor Roston-on-Don, dhe u nisën drejt Moskës, dhe më pas ndaluan marshimin e tyre rreth 200 kilometra larg nga kryeqyteti rus. Shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, tha se ndalimi i marshimit u bë “për të parandaluar gjakderdhjen”.

Prigozhin tha se marshimi i trupave të tij drejt Moskës nuk kishte për qëllim rrëzimin e Qeverisë ruse, por për të vënë në pah paaftësinë e udhëheqjes ushtarake ruse në luftën kundër Ukrainës./rel

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Mandati i Xhaçkës, ironizon Bardhi: Nuk ja heqim dot titullin që i ka dhënë Rama

Mandati i Xhaçkës, ironizon Bardhi: Nuk ja heqim dot titullin që i ka dhënë Rama

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip