Skip to content
Kronikë

Megaoperacioni, pas hekurave një shef komisariati, në kërkim disa persona

· 1 min lexim

Një megaoperacion u zhvillua këtë të hënë nga SPAK dhe Policia e Shtetit ku në shënjestër kanë qenë persona të lartë të botës së krimit, pasi u bë me dije se janë ushtruar kontrolle në banesën dhe lokalin e Gëzim Çelës dhe disa personave të tjerë. Por mësohet se është arrestuar edhe një shef komisariati. Kreu i Policisë, Muhamet Rrumbullaku, bëri me dije se masa ‘arrest me burg’ është lëshuar për shtetasit; Gëzim Çela, Arben Dalipaj, Roland Guzo si dhe Dritan Meta, shef i policisë Laç. Këta persona akuzohen për trafik droge.

Ndërkohë, ekzekutimi i masës në fjalë, është bërë vetëm për efektivin Meta, ndërsa personat e tjerë janë jashtë vendit.

Ky aksion u zhvillua në kuadër të operacionit ‘Flakë në det’.