Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Megaoperacioni antidrogë në Korçë, policia lëshon 13 urdhër-arreste

12:04 17/06/2023
Reading Time: 2 min lexim

Një operacion i madh antidrogë është finalizuar mbrëmjen e së premtes nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë. Mësohet se gjatë operacionit janë lëshuar 13 urdhër arreste.

Operacioni, i zhvilluar në vazhdën e 2 megaoperacioneve “Knock Doën” të finalizuara 1 vit më parë, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe kultivimit të bimëve narkotike.

Në kuadër të tij u proceduan penalisht 43 shtetas, nga të cilët 10 të ndaluar, 6 të arrestuar në flagrancë, 3 të shpallur në kërkim dhe 24 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Gjatë operacionit u sekuestruan në total 9 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 388 gramë kokainë, 1 armë zjarri, municion luftarak, fidanë kanabis, llamba led, 9 automjete, 6 peshore elektronike, 28 celularë dhe shuma parash dhe eurosh, të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, pas një hetimi proaktiv të thelluar 6-mujor, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe kultivimit të bimëve narkotike, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Knock Doën 3”.

Gjatë këtij operacioni, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë janë lëshuar 13 masa sigurie “Arrest në burg”, nga të cilat strukturat hetimore në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë kanë ekzekutuar 10 masa ndalimi konkretisht ndaj shtetasve:

– Piro Papapetro, 31 vjeç; Petrit Arixhiu, 19 vjeç; Bledar Repa, 46 vjeç; Taulant Repa, 38 vjeç; Ermal Bezhani, 36 vjeç, Markelian Kamenica, 29 vjeç; Enea Frashëri, 26 vjeç; Gentian Koçoli, 40 vjeç; Devis Xhaholli, 39 vjeç dhe Martin Kosturi, 23 vjeç, banues në Korçë. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit:

-E. K., 32 vjeç; M. D., 22 vjeç; E. N., 23 vjeç, banues në Korçë.

Po nga strukturat e lartpërmendura në kuadër të këtij procedimi, janë arrestuar në flagrancë gjithsej 6 shtetas konkretisht:

– Minella Pleqi, 23 vjeç; Isuf Durmishllari, 26 vjeç; Gjergji Renja, 32 vjeç; Ardi Sterjo, 36 vjeç; Donald Qemal, 27 vjeç dhe Nikola Lara, 19 vjeç, banues në Korçë. Gjithashtu po hetohen në gjendje të lirë edhe 24 shtetas të tjerë.

Gjatë operacionit “Knock Doën 3”, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 388 gramë kokainë e ndarë në doza;
– 9 kilogramë kanabis;
– 1 armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak;
– 9 automjete;

– 28 aparate celular;
– 6 peshore elektronike;
– një sasi në lekë dhe në euro, të përfituara nga veprimtaria kriminale;
-fidanë të kultivuar në gota plastike; 2 llamba neon led.

Vijon puna operative-gjurmuese e procedurale, për dokumentimin ligjor të veprimtarisë kriminale në ngarkim të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet të paligjshëm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri
Aktualitet

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën, ku pas më shumë se dy javësh kërkime...

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Para
Masakra zgjedhore e 14 majit në Kuçovë dhe Rrogozhinë, Braimllari: Pse po hesht SPAK?!

Masakra zgjedhore e 14 majit në Kuçovë dhe Rrogozhinë, Braimllari: Pse po hesht SPAK?!

Lajmet e fundit

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip