Mediat kosovare: Ditmir Bushati largohet nga Rama, do vendoset në krye të një partie të re
Bushati në krye të Vetvendosjes si subjekt politik në Shqipëri?
Ky është lajmi që ka pushtuar mediat kosovare tashmë që prej ditës së djeshme, moment kur edhe është bërë e ditur se “Vetvendosje” do regjistrohej si subjekt zgjedhor edhe në vendin tonë dhe emri që është duke u lakuar si drejtues është ai i ish-ministrit, Ditmir Bushati.
Sipas mediave kosovare, Bushati është duke u përgatitur të largohet nga PS dhe të bashkohet me “Vetvendosjen”, këtë e thonë burime të afërta me këtë parti.
Megjithatë ende nuk ka dalë një burim zyrtar që t’i konfirmojë këto zëra si nga ana e partisë në Kosovë apo nga ajo e ish-ministrit Bushati. Megjithatë duhet thënë se marrëdhënia e Bushatit me Albin Kurtin është e ngushtë për shkak edhe të miqësisë së tyre.