Media ruse: Aleati i Putin në gjendje të rëndë, me zor lëviz dhe flet me vështirësi

Së fundmi, kanë rilindur shqetësimet për gjendjen shëndetësore të Ramzan Kadyrov, liderit çeçen, pasi gazeta ruse “Novaya” raportoi se ai po vuajnë nga pankreatiti akut. Sipas kësaj gazete, e themeluar nga gazetari fitues i çmimit Nobel për Paqen, Dmitry Muratov, Kadyrov ndodhet në gjendje shëndetësore të rëndë dhe të pakthyeshme. Gazeta citon burime të afërta me Kadyrov dhe mjekët që e kanë trajtuar atë në një klinikë të Kremlinit disa muaj më parë.
Gjatë vjeshtës së kaluar, kishin filluar të qarkullojnë zëra për probleme serioze shëndetësore të Kadyrov, i njohur për qëndrimin e tij të ashpër ndaj disidentëve dhe si një besnik i afërt i Vladimir Putin. Pavarësisht se u publikuan disa foto të tij në spital, njerëzit e afërt me të thanë se ishte aty për të vizituar një të afërm. Megjithatë, “Novaya” sugjeron se kjo ishte thjesht një pretekst për të fshehur sëmundjen e tij.
Një video e postuar së fundmi në kanalin e tij në Telegram tregon Kadyrov në një takim me anëtarë të kabinetit të tij në Grozny. Në video, ai duket i qetë dhe flet ngadalë, duke lënë përshtypjen se vuan nga diçka serioze. Kjo imazh ka rritur dyshimet për gjendjen e tij shëndetësore.