Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Me shpejtësi dhe i dehur, si 23-vjeçari përplasi përballë dy motrat në Sarandë! Vajzat lanë pas vëllain e vogël me leuçemi

12:58 25/08/2025
Reading Time: 2 min lexim
Me shpejtësi dhe i dehur, si 23-vjeçari përplasi përballë dy motrat në Sarandë! Vajzat lanë pas vëllain e vogël me leuçemi

Tragjedia e rëndë në aksin nacional Sarandë–Delvinë, në vendin e njohur si “Pularia”, ka marrë përmasa të tmerrshme. Mbrëmjen e 24 gushtit 2025, dy motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku, përkatësisht 22 dhe 20 vjeçe, humbën jetën pasi automjeti i tyre tip “Lancia” u përplas kokë më kokë me një “Audi” që drejtohej nga 23-vjeçari Kevi Norra.

Hetimet zbuluan se i riu, banues në Fier dhe punonjës në Ministrinë e Brendshme, drejtonte makinën me shpejtësi të lartë dhe në gjendje të rëndë të dehur. Testet e alkoolit treguan se ai kishte konsumuar disa fish mbi normën e lejuar: në testin e parë rezultoi me 1.52 mg/l, ndërsa në testin e dytë me 1.42 mg/l, nivele shumë herë më të larta nga kufiri ligjor prej 0.1 gram/litër.

Norra dyshohet se kreu një parakalim të gabuar dhe hyri në korsinë e kundërt, duke i marrë jetën në vend motrave Dhimaku. Mikja e tyre, Antonela Zhupa, 24 vjeçe, e cila udhëtonte si pasagjere, mbeti e plagosur rëndë dhe pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Ajo ka politrauma, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Përplasja ishte aq e fortë sa automjetet u shkatërruan plotësisht, ndërsa njëri prej tyre mbeti i përmbysur në rrugë. Pamjet nga vendngjarja treguan skenën tragjike të shkatërrimit dhe dhimbjes së pamatë.

Motrat Dhimaku, banuese në fshatin Kopaçez të Delvinës, ishin vajzat më të mëdha të familjes. Elvisa, 22 vjeçe, drejtonte automjetin tip “Lancia”, ndërsa Rozina, 20 vjeçe, e ulur në sediljen e parë, ishte studente për Mjekësi. Ato humbën jetën në vendngjarje, duke i shkaktuar familjes një dhimbje të pamatë. Humbja e dy vajzave ka lënë pas një plagë të pashërueshme, por edhe një dramë të trishtë: në shtëpi i pret vëllai i tyre vetëm 10 vjeç, i cili vuan nga leuçemia.

Mikja e dy motrave, Antonela Zhupa, 24 vjeçe, mbeti e plagosur rëndë me politrauma dhe u transportua nga Saranda drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kevi Norra u arrestua në flagrancë dhe ndaj tij rëndojnë akuzat për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt”. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Komuniteti lokal është tronditur thellë nga kjo tragjedi që ka marrë jetët e dy motrave të reja, duke lënë pas vetëm dhimbje dhe lot.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë
Aktualitet

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Eksperti i IT-së dhe një nga zërat aktivë të qëndresës qytetare, Gent Progni, ka bërë një deklaratë të fortë nga...

11:49 22/06/2026
“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës
Aktualitet

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

Gazetari Osman Stafa, ka reaguar pas sulmit nga dy persona pranë qendrës së Tiranës mbrëmjen e së dielës, duke e...

11:19 22/06/2026
Para
Shqipëria, përjashtim në rajon: Papunësia më e lartë tek individët me arsim të mesëm

Shqipëria, përjashtim në rajon: Papunësia më e lartë tek individët me arsim të mesëm

Lajmet e fundit

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

11:49 22/06/2026
“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

11:19 22/06/2026
Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip