Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Më pak drita dhe ngrohje”, DW: Qeveria gjermane po përgatit një paketë të tretë lehtësuese

18:12 01/09/2022
Reading Time: 2 min lexim

Kriza energjitike si pasojë e luftës në Ukrainë ka sjellë problematika të mëdha në Gjermani dhe qeveria ka vendosur të ndërmarrë një paketë tjetë masash. “Jemi duke punuar për një konstrukt të ri lehtësimesh të mëdha”, tha kancelari Scholz të mërkurën para gazetarëve në Brandenburg, në Kështjellën Meseberg, ku ishte zhvilluar takimi këshillues mes tre partive të koalicionit.

Ministri i Financave, Christian Lindner, i partise liberale, FDP, e quajti një “pako të fuqishme” dhe gjithëpërfshirëse. Ai tha se do të ketë mbështetje financiare për të disfavorizuarit. Por ministri shtoi se pakoja do të përmbajë edhe mekanizma që shmangin spekulimet me çmimet e energjisë.

Megjithë pyetjet e gazetarëve, as Lindner, as Scholz e as ministri i  energjisë Habeck, nga partia e te gjelbërve, nuk dhanë hollësi për masat që do të përmbajë pakoja e tretë. Ajo pritet të miratohet nga mesi i shtatorit. Nuk dihet as edhe se a do të përfshihet sërish bileta mujore e transportit publik prej vetëm 9 euro. Ministri federal i financave, Christian Lindner, tha se po shqyrton aktualisht mundësinë e financimit të një bilete të tillë me çmim të reduktuar, por kërkoi që një pjesë e biletës të financohej edhe nga landet.

Bileta mujore prej 9 eurosh ishte masë e pakos s dytë lehtësuese që qeveria mori si pasojë e rritjeve të çmimeve, shkaktuar kryesisht nga agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës. Ndërkohë qeverisë po i kërkohet nga shumë politikanë dhe personalitete të njohur, aktivistë e ambientalistë, që ta bëjë të përhershme masën e biletës 9 euro, e cila skadoi më 31 gusht.

Më 1 shtator skadon edhe subvencionimi i çmimit të karburantit. Por qytetarët do të lehtësohen me një ndihmë financiare me nga 300 euro për çdo person që është në marrëdhënie pune, duke përfshirë edhe punët si studentë ose punët me orar minimal (minijob). Masa i përket gjithashtu pakos së dytë dhe do të paguhet nëpërmjet punëdhënësit. Shuma prej 300 euro do t’i nënshtrohet tatimit mbi të ardhurat dhe do të mbërrijë e reduktuar në kuletën e qytetarit. Sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Financave, në varësi nga tarifat tatimore të secilit, ajo mund të mpaket deri në 142 euro.

Më pak drita, më pak ngrohje

Gjithashtu më 1 shtator hyn në fuqi rregullorja e re për kursimin e energjisë. Ajo parashikon ndër të tjera që dyqanet t’i mbajnë dyert e mbyllura, të mos ketë më reklama me drita, pas orës 22:00, të hiqen projektorët ndriçues nga monumentet dhe ndërtesat e tjera të ngjashme. Gjithashtu është paraparë ulja e temperaturës në vendet e punës dhe ndërtesat publike. Përjashtime bëjnë spitalet, kopshtet, shkollat ose institucione të tjera. Në sektorin privat gjithashtu nuk lejohet më nxehja e pishinave private, si edhe qiramarrësit nuk janë të detyruar të ruajnë një nivel temperature në dhomat që kanë marrë me qira. /DW/

Të tjera

Arta Dade refuzon ftesën e Ramës për 35-vjetorin e PS: PS është zaptuar, socialistët janë në protestë
Aktualitet

Arta Dade refuzon ftesën e Ramës për 35-vjetorin e PS: PS është zaptuar, socialistët janë në protestë

Ish-deputetja dhe ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, ka refuzuar ftesën e Edi Ramës për të marrë pjesë në aktivitetin e...

16:56 12/06/2026
Alarm në Tiranë, qiraja mesatare shkon 721 euro dhe gëlltit deri 97% të pagës
Aktualitet

Alarm në Tiranë, qiraja mesatare shkon 721 euro dhe gëlltit deri 97% të pagës

Qiratë në Tiranë kanë arritur nivele alarmante. Për vitin 2026, qiraja mesatare e apartamenteve në kryeqytet ka shkuar në 721...

13:34 12/06/2026
Para
Meta bëri kallëzim penal, reagon Autoriteti i Dosjeve

Meta bëri kallëzim penal, reagon Autoriteti i Dosjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Arta Dade refuzon ftesën e Ramës për 35-vjetorin e PS: PS është zaptuar, socialistët janë në protestë

Arta Dade refuzon ftesën e Ramës për 35-vjetorin e PS: PS është zaptuar, socialistët janë në protestë

16:56 12/06/2026
Alarm në Tiranë, qiraja mesatare shkon 721 euro dhe gëlltit deri 97% të pagës

Alarm në Tiranë, qiraja mesatare shkon 721 euro dhe gëlltit deri 97% të pagës

13:34 12/06/2026
Arkitektët dhe punëtorët e vilës në Dhërmi fundosin Ballukun, SPAK drejt kërkesës për arrestim

Arkitektët dhe punëtorët e vilës në Dhërmi fundosin Ballukun, SPAK drejt kërkesës për arrestim

13:00 12/06/2026
SPAK godet grupin kriminal me 20 masa sigurie, mes emrave Orest Sota, Artur Shehu i Zvërnecit dhe ndërtuesi Ilir Shtufi

SPAK godet grupin kriminal me 20 masa sigurie, mes emrave Orest Sota, Artur Shehu i Zvërnecit dhe ndërtuesi Ilir Shtufi

10:54 12/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.