Skip to content
Showbiz

“Më mungon”, Ajola Xoxa kujton të atin e ndjerë me foton nga dita e dasmës

· 1 min lexim

Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa ka kujtuar ditën e sotme të atin e ndjerë, publicistin e njohur Arben Xoxa.

Publicisti Xoxa u nda nga jeta në moshën 67-vjeçare vitin e kaluar, ndërkohë Ajola ka treguar se e ka vuajtur shumë këtë dhimbje dhe këtë gjë e dëshmon shpesh përmes postimeve në rrjete sociale.

Edhe sot ajo ka ndarë një nga kujtimet më të vyera me të nga dita e saj e dasmës. Ajola shfaqet në foto përkrah të atit e veshur me fustanin e bardhë të nusërisë.

Mendje e mrekullueshme dhe shpirti më i mirë. Më mungon”, ka shkruar Xoxa në Instagram.

Arben Xoxa për shumë vite ishte i angazhuar në shtypin vendas dhe të huaj dhe në vitet fundit të jetës u shkëput nga kjo punë për t’ju përkushtuar botimit të veprave ndriçuese mbi historinë dhe çështjen shqiptare, por mosha dhe beteja me kancerin i morën jetën në moshën 67-vjeçare.