Skip to content
Kryesore

“Më kërcënuan me armë”/ Policia nis hetimet pas kallëzimit të 34-vjeçarit

· 1 min lexim

Një 34-vjeçar ka kallëzuar në Policinë e Kurbinit se në orët e para të mëngjesit të 22 prillit është kanosur me armë zjarri nga katër persona të panjohur në afërsi të shinave të trenit në qytetin e Laçit.

Sipas dëshmisë së tij, autorët kanë qenë duke lëvizur me një automjet dhe janë larguar menjëherë pas ngjarjes.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe identifikimin e autorëve, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Në Komisariatin e Policisë Kurbin, ka kallëzuar shtetasi E. U., 34 vjeç, se më datë 22.04.2025, rreth orës 03:30, në afërsi të shinave të trenit, në qytetin e Laçit, është kanosur me armë zjarri nga 4 shtetas që nuk i njeh, të cilët lëviznin me një automjet. Vijojnë hetimet lidhur me kallëzimin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.