Skip to content
Kryesore

Me arsenal armësh në banesë, “fundosen” 2 vëllezërit në Elbasan

· 2 min lexim

Policia ka gjetur një arsenal armësh në banesat e dy vëllezërve në fshatin Gjergjan të Elbasanit. Në pranga ka rënë njëri prej tyre ndërsa tjetri do të hetohet në gjëndje të lirë.

Njoftimi i policisë:

Policia e Elbasanit ka zhvilluar një operacion në banesat e dy vëllezërve në fshatin Gjergaj në Elbasan.

Gjatë kontrollit fizik u gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 3 armë pneumatike, 1 pushkë trofe, 1 palë dylbi, 2 karikatorë, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë). Për pasojë u arrestua njëri prej tyre, 65-vjeç, ndërsa vëllai tjetër u procedua në gjendje të lirë për arsye shëndetësore.

“Në kuadër të këtij operacioni, në fshatin Gjergjan, në banesat e shtetasve 65 vjeç dhe 57 vjeç, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

1 armë zjarri kallashnikov me 2 karikatorë me 80 fishekë;

1 armë gjahu gjysmë automatike;

1 ⁠armë zjarri pushkë (trofe);

2 pushkë pneumatike;

1 armë pneumatike me dylbi të montuar;

1 palë dylbi;

1 mjet prerës (thikë) i kombinuar me përforcues grushti.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u arrestuan në flagrancë shtetasi 57 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë, për arsye shëndetësore, vëllai i tij, shtetasi 65 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.