Skip to content
Të Gjitha

Me 60 kilogramë hashash çokollatë. Arrestohen 4 persona, mes tyre vëllai i shefit të policisë

· 1 min lexim

Katër persona janë arrestuar në  flagrancë në katër qytete.

Gjatë arrestimit policia ka sekuestruar 60 kilogramë drogë të llojit hashash çokollatë.

Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale Sh.M., E.R., D.M. dhe P.A.

Sipas Top Channel, njëri prej tyre është vëllai i një shefi policie.

Megjithatë nuk ka ende reagime zyrtare rreth kësaj ngjarjeje.