Skip to content
Kronikë

Mbytet në lumin Osum 7-vjeçari, policia dhe banorët nxjerrin trupin e pajetë

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Beratit ditën e sotme, ku një fëmijë është është mbytur në lumin Osum.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, është mbytur shtetasi me inicialet N.P., 7 vjeç, teksa ka qenë duke u larë në lumë. “Në fshatin Moravë, në lumin Osum, shtetasi N. P., 7 vjeç, është mbytur gjatë kohës që ka qenë duke u larë në këtë lumë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Burime bëjnë me dije se i mituri ka qenë me babanë, duke kullotur bagëtitë, kur është futur në lumë për t’u larë. Gjithashtu mësohet se 7-vjeçari i përket komunitetit rom.

Mësohet se trupin e pajetë të 7-vjeçarit e kanë nxjerrë nga lumi punonjësit e policisë së bashku me banorët e zonës. Gjithashtu grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punonë për sqarimin e plotë të rrethanave në të cil;at ka ndodhur ngjarja.

Thuhet në njoftimin e plotë të Policisë së Beratit

Në fshatin Moravë, në lumin Osum, shtetasi N. P., 7 vjeç, është mbytur gjatë kohës që ka qenë duke u larë në këtë lumë.

Punonjësit e Policisë, bashkë me banorët e fshatit, pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorën trupin e pajetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.