Mbyllet pas 12 orësh seanca për Teatrin Kombëtar, trupa gjykuese tërhiqet për vendimin

Ka përfunduar pas 12 orësh seanca maratonë për Teatrin Kombëtar në Gjykatën Kushtetuese. Seanca nisi që në orën 10:00 të mëngjesit, ndërsa mësohet se trupa gjykuese është tërhequr për vendimin, në lidhje me padinë e ngritur nga presidenti Meta për shembjen e teatrit.
Këshilltari ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj paraqiti para togave të zeza shkeljet e kryera nga qeveria dhe nga institusioni i Bashkisë në këtë çështje.
Ndërkohë, pas përfundimit të seancës ka folur edhe avokatja Adriana Kalaja e cila tha se sot u bë realisht gjykimi i themelit të çështjes, ku presidenti dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkoi e ligjit special të 2018 të VKM së transferimit të pronës së 2020 dhe vendimit të Bashkisë pë shembjen e teatrit. Ajo tha se pas një debati të gjatë Gjykata Kushtetuese u tërhoqe për të marrë vendimin
“Siç jeni në dijeni, mbaruam një seancë maratonë, filloi 10 paradite. Sot u bë realisht gjykimi i themelit të çështjes, ku Presidenti dhe Aleanca kërkuam shfuqizimin e ligjit special të 2018 të VKM së transferimit të pronës së 2020 dhe vendimit të Bashkisë pë shembjen e teatrit.
Pas një debati të gjatë siç e keni ndjekur, Gjykata Kushtetuese e mbylli hetimin, administroi provat dhe u tërhoq për të marrë vendimin përfundimtar”, tha Kalaja.