Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mbyllet mbledhja e Këshillit të Mandateve, Bardhi: Duhet të ishte me dyer të hapura, mazhoranca i jep kohë Ahmetajt të arratiset

22:03 11/07/2023
Reading Time: 2 min lexim

Është mbyllur mbledhja e Këshillit të Mandateve për ish-ministrin Arben Ahmetaj. Sekretari i i Përgjithshëm i PD-së, deklaroi për mediat se ndryshe nga sa mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura, duhet të ishte Këshilli i Rregullores që të vendoste për këtë, ku rikujton këtu dhe kërkesën e opozitës që në fillim të mbledhjes për të qenë me dyer të hapura për mediat.

Bardhi tregon se avokatët e ish-ministrit kanë qenë në dijeni që Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri, megjithatë nuk kanë një informacion për vendndodhjen e saktë të tij.

Pyetjeve të bëra prej Bardhit, SPAK nuk u ka kthyer përgjigje, me argumentin e sekretit hetimor.

Sakaq, bëhet me dije, se mbledhja do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 16:00, pas kërkesës së avokatëve, për të pasur kohën e nevojshme në dispozicion për të shqyrtuar dosjen voluminoze me 400 faqe.

Bardhi: Siç jeni në dijeni mbledhja e Këshillit të Mandateve filloi me kërkesë të deputetëve të opozitës që mbledhja të ishte e hapur. Sipas Kushtetutës, duhet të ishte Këshilli i rregullores për të vendosur nëse do ishte me dyer të hapur.

Në mënyrë arbitrare, u vendos të ishte me dyer të mbyllura.

Nuk ka pasur informacione shtesë, prandaj duhet të ishte transparente për mediat që të dihej çfarë u tha.

Avokatët dinin që kishte ikur, por nuk dinin se ku ndodhej në këtë moment.

Në një tentativë për t’i dhënë kohë Ahmetajt, u vendos të shtyhet për nesër, ndërsa autorizimi bëhet javën që vjen. Një ndihmë nga mazhoranca, që Ahmetaj të fshihej nga drejtësia. Është Gjykata që do  vendosë më pas nëse Ahmetaj do shkojë në burg apo jo.

Kam pyetur SPAK-un që nëse ndodhet në Shqipëri apo Kanada, nuk kam marr përgjigje, prandaj nuk dua të aludoj. E rëndësishme është që me informacionet që dispononim, u konfirmua prej avokatëve që nuk ndodhet në territorin e Shqipërisë. Mes datave 7 dhe 10 korrik, ka kaluar kohë e mjaftueshme që Ahmetaj të largohet.

Nuk morëm asnjë përgjigje për pyetjet e bëra.

Nesër do të dëgjojmë pretendimet e avokatëve, që kërkuan të shqyrtohen provat. Ne si opozitë nuk kemi fuqi për të nxitur hetime në SPAK, avokatët nuk e kanë konfirmuar nëse ka presion nga Edi Rama.

Avokatët pretenduan që nuk është arratisur. Kanë kërkuar 24 orë të tëra. E gjitha kjo vonesë nuk ka ndodhur në raste të tjera. Për PD-në, ahmetaj duhet të ishte në burg që prej 2020. E përgëzoj Prokurorinë, që e ka shtrirë hetimin dhe te pasuria e tij.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre
Aktualitet

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Problemi me një pjesë të mirë të medias në Shqipëri nuk është thjesht se raporton vonë, keq apo me frikë....

22:43 23/06/2026
Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
Para
VOA: Ahmetaj ka lënë Shqipërinë, pak orë para se Prokuroria të kërkonte arrestimin

VOA: Ahmetaj ka lënë Shqipërinë, pak orë para se Prokuroria të kërkonte arrestimin

Lajmet e fundit

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

22:43 23/06/2026
Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip