Skip to content
Aktualitet

Mbyllet institucioni i rëndësishëm në Korçë, 8 punonjës pozitiv me Covid

· 1 min lexim

8 punonjës të hipotekës së Korçës kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Që prej datës 15 tetor, janë konfirmuar dy punonjës të infektuar, ndërsa ditën e kaluar u konfirmuan dhe 6 të tjerë.

Të paktën për momentin, janë 8 punonjës të prekur. Pas publikimit të rasteve, drejtoresha e ASHK, Besa Spaho ka urdhëruar mbylljen e këtij institucioni nga data 21 deri në 25 tetor.

Tamponi u është marrë punonjësve të katit të parë, ndërkohë i gjithë personeli do vendoset në vetëkarantinim. Ndërkohë, do të bëhet edhe dezinfektimi i ambienteve.

/GazetaReforma.com/