Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Mbylle derën me çelës”, pranga mësuesit 63-vjeçar që ngacmoi seksualisht nxënësen në Fier

09:35 12/02/2020
Reading Time: 5 min lexim

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “STOP”, u publikua skandali seksual i radhës në shkollat shqiptare.

Mësuesi i muzikës në shkollën e mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier, ka ngacmuar seksualisht një nxënëse.

Duke qenë se studentja ka bërë disa mungesa në shkollë, mësuesi Agron Bego i ofron ndihmë në këmbim të marrëdhënieve intime.

Ai gjithashtu e ka telefonuar disa herë studenten, ndërsa i thotë se nuk duhet të kryejë marrëdhënie seksuale me moshatarët, pasi nuk dinë.

Policia ndërkohë ka shoqëruar menjëherë mësuesin 63-vjeçar.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:
Fier
Në lidhje me rastin e publikuar mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ “Stop”, ku bëhej fjalë për ngacmimin seksual të një nxënëseje nga mësuesi, Policia menjëherë ka bërë shoqërimin e shtetasit A. B., 63 vjeç, banues në Fier.

Në përfundim të veprimeve hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë ndalimin e shtetasit A. B., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

Shkëputur nga bisedat:

Nxënësja: Ë profesor…

Profesori Agron Bego: Ngaqë s’të gjeta atje unë, edhe pooo… të merrja në telefon. Do vish në mësim?

Nxënësja: Po, vajta mora d.m.th përgjigjen e analizave, por nuk kishin dalë.

Profesori Agron Bego: Vajte për përgjigjen, aaa… në rregull. Ok!

Profesori e ftoi nxënësen në klasën e tij me pretekstin e interesimit për mungesat.

Profesori Agron Bego: Po kështu nuk ëëë.., vazhdohet. Unë kam folur gjatë edhe me Mozën, edhe me Gencin.

Nxënësja: Ëëë.., nuk mund t’i neglizhoj mësimet, sepse në fund të fundit, jetës nuk i dihet, jeta është e gjatë…

Profesori Agron Bego: Lëri hartimet!

Nxënësja: S’është se po bëj hartim. Po them atë, që mendoj unë, profesor.

Profesori Agron Bego: Ti aktualisht je e përjashtuar.

Nxënësja: Pse?

Profesori Agron Bego: Po, sepse ti e ke mbushur me mungesa yyy…

Nxënësja: O profesor! Më fal pak! Ka shumë nxënës, që po bëjnë muaj e muaj, që nuk kanë ardhur në shkollë. Si ka mundësi, që nuk janë përjashtuar?

Profesori Agron Bego: Që t’i themi gjërat troç..!

Nxënësja: Po!

Profesori Agron Bego: Në qoftë se ti do të vish rregullisht, të gjitha gjërat i rregulloj unë. Më kupton? Në qoftë se ti vjen rregullisht, do t’i rregulloj unë, do t’i fal gjitha gjërat. Në qoftë se jo, do të jem unë i pari, që do të përjashtoj nga shkolla. Mbaje mend mirë! Po kështu nuk shkohet me premtime, jo sot, jo nesër, iku mbaroi viti. Thotë populli një fjalë: ti nuk ke lënë yndyrë, në kuptimin figurativ… E kupton pra? Nuk ke lënë një… besim…

Në një rast tjetër, teksa nxënësja ishte në oborrin e shkollës me shoqet, profesori e thirri nga dritarja, për “t’u interesuar” sërish për mungesat, madje i kërkoi llogari se pse nuk ia ka hapur telefonin.

Profesori Agron Bego: Mirëmëngjes!

Nxënësja: Mirëmëngjes! Po profesor!

Profesori Agron Bego: Hajde pak këtu!

Nxënësja: E kuptoj…

Profesori Agron Bego: Mos shkel në bar! Mos shkel në bar!

Nxënësja: Si …?

Profesori Agron Bego: Çfarë do bësh orën e tretë?

Nxënësja: Po, seeee…

Profesori Agron Bego: Do ikësh?

Nxënësja: Po, po! Do iki…

Profesori Agron Bego: Të tretë dhe të katërt, do ikësh?

Nxënësja: Po! Të tretë, të katërt.

Profesori Agron Bego: Prandaj po të them, që…

Nxënësja: Jo, jo! Do vij, do vij!

Profesori Agron Bego: Në rregull?

Nxënësja: Në rregull!

Profesori Agron Bego: Hape telefonin, kur të marr, se më çmende!

Nxënësja: Nuk e dëgjoj, prandaj…

Profesori Agron Bego: Tani, të lutem! Më dëgjo mua! Hidhja sytë ndonjëherë! (telefonit) Shikoje ndonjëherë, ke thirrje, apo s’ke thirrje!

Nxënësja: Në rregull!

Nxënësja: Nuk e dëgjoj, prandaj…

Profesori Agron Bego: Tani, të lutem! Më dëgjo mua! Hidhja sytë ndonjëherë! (telefonit) Shikoje ndonjëherë, ke thirrje, apo s’ke thirrje!

Nxënësja: Në rregull!

Pas orës së tretë dhe të katërt, profesori e thirri vajzën sërish në klasën e tij dhe pasi vajza shkoi, ai i kërkoi që të mbyllë derën me çelës.

Profesori Agron Bego e pyeti nëse ka kryer ndonjëherë marrëdhënie seksuale dhe kur nxënësja iu përgjigj negativisht, ai i tha se mendonte që ajo ka kryer raport seksual më parë.

Nxënësja: Si je?

Profesori Agron Bego: Mbylle derën! Mbylle derën!

Nxënësja: Mbyllur është dera! E mbylla.

Profesori Agron Bego: Mbylle me çelës, me çelës…!

Nxënësja: Pse?

Vajza mbyll derën me çelës.

Profesori Agron Bego: Ulu aty, ulu!

Nxënësja: Po profesor!

Profesori Agron Bego: Pse po mungon? Po vazhdon të mungosh?

Nxënësja: Unë…? Nuk mungova!

Profesori Agron Bego: Qysh nuk mungove…?

Profesori më pas e pyet nxënësen, nëse ka të dashur.

Profesori Agron Bego: Deri ku ke arritur, thashë?

Nxënësja: Po!

Profesori Agron Bego: Asnjëherë s’ke bërë seks?

Nxënësja: Asnjëherë! As e mendoj!

Profesori Agron Bego: Ëëë…?

Nxënësja: As e mendoj!

Profesori Agron Bego: E vërtetë kjo?

Nxënësja: Shumë e vërtetë!

Profesori Agron Bego: Shiko! Nuk është turp, ta kam thënë…,por ëëë.., nuk di ëë.., d.m.th, ajo moshë, nuk dinë të bëjnë seks.

Nxënësja: Si?

Profesori Agron Bego: Ajo moshë nuk dinë të bëjë seks dhe nuk ma merr mendja, se ti nuk ke bërë seks.

Nxënësja: S’ta merr mendja! Pse duhet të jesh kaq i sigurtë, që unë s’…për këtë pjesën?

Profesori Agron Bego: Pfff…, unë …edhe ti, po vetë mosha, edhe natyra jote, nuk ka

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: fiermesuesisekse

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para

Plagosën çiftin në Tiranë, jepet masa e sigurisë për autorët e tentativës së dështuar të grabitjes

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip