Skip to content
Të Gjitha

Mbreti i kupave me lot në sy, momenti kur Mourinho flet pas finales (Video)

· 2 min lexim

Mbrëmjen e djeshme Roma mposhti Feyenord  duke fituar kështu edicionin e parë të Conference League.

Ndërkohë që Jose Mourinho ka folur në mikrofonat e “Sky Sport” i përlotur pas ndeshjes ndaj Feyenoord. Ndeshjen e vendosi një gol i Nicolo Zaniolos në pjesën e parë.

“Ka kaq shumë gjëra që ndodhin në kokën time… E prisja këtë përfshirje të njerëzve, ata janë unikë, u kuptua që kur erdha njëmbëdhjetë muaj më parë”.  “Siç u thashë djemve në dhomat e zhveshjes në Torino, atje bëmë atë që duhej të bënim, që është kualifikimi në Ligën e Evropës, bëmë detyrën tonë. Sot nuk ishte punë, ishte histori. Ne shkruam historinë”. “Po, në fillim e kuptuam që Liga e Konferencës mund të ishte një synim i mundshëm. Edhe sikur në fund të hynin edhe ekipe të forta. Ishte një kompeticion që synonim, pa humbur objektivin kryesor”.

“Sigurisht që ndihem romanist. Sot, me gjithë respektin e duhur për klubet e mia të vjetra, ndihem njëqind për qind romanist”, ka thënë Mouriho.

 

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Nicolo Zaniolo në minutën e 32-të të ndeshjes.  Verdhekuqtë rikthehen të fitojnë një garë evropiane pas vitit të largët 196

Gjithsesi, tashmë italianët mund t’i gëzohen trofeut më të ri që shtojnë në koleksion. Në fund trofeu u ngrit lart me krenari nga kapiteni Lorenzo Pellegrini.