Skip to content
Politikë

Mblidhet sot Kuvendi, ja projektligjet që janë në rendin e ditës

· 2 min lexim

Këtë të enjte Kuvendi mblidhet në seancë plenare  ku do të shqyrtohen disa projektligje të rëndësishme.  Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes financiare  në kuadër të partneritetit midis Shqipërisë dhe Komisionit Evuropian, për rregullat specifike të zbatimit të asistencës financiare të BE-së, për Republikën e Shqipërisë, në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Paraanëtarësimit (IPAIII).

Gjithshtu parashikohet që ditën e sotme të shqyrtohet projektligji për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila ka në fokus bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe luftës kundër terrorizmit. Gjithashtu në rend është dhe projektligj “Për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Brendshme e Republikës së Shqipërisë, dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, të përfaqësuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, për shkëmbimin e informacionit për qëllime të lidhura me migracionin, i cili ka kapur shifra të larta vitet e fundit.

Në seancën e sotme të Kuvendit do të shqyrtohet edhe projektvendimi për zgjedhjen e Albert Mingës si anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar si dhe projektvendimi për zgjedhjen e Edmond Tullumani, anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar.