Skip to content
Aktualitet

Mblidhet Komiteti Teknik, njoftohen masat e reja anti-COVID

· 2 min lexim

Ditën e sotme është mbledhur Komiteti Teknik i Ekspertëve. Kjo konferencë ishte e papritur pasi ishte lajmëruar se do të mbahej dy javë më vonë nga mbledhja e fundit. Në nisje të fjalës së saj, Mira Rakacolli bëri të ditur se do të informojnë në masat e reja anti-covid.

E vetmja masë e re e ndryshuar ishte rikthimi i maturantëve në ambientet e shkollës, ndërsa ora policore dhe masat e tjera do të vijojnë po njësoj.

“Duke u bazuar në shifrat e SARS-COV 2 në moshat 15-20 vjeç, maturat të fillojnë mësimin në klasë. Është një masë vijimësia e të cilës do të kushtëzohet nga shifrat që do të monitorohen. Maturat duhet të zbatojnë me shumë rigorozitet protokollet e sigurisë për mbrojtjen. Masat e tjera do të mbeten njëlloj, siç është ora policore nga ora 20:00-06:00. Baret e restorantet do të punojnë deri në orën 20:00 dhe njëkohësisht mësimi do të vazhdojë online për të gjitha pjesët e tjera të sistemit arsimor”, deklaroi Rakacolli.

Masat që mbeten në fuqi:

Vendi do të mbyllet gjatë fashës orarë 20:00-06:00. 

Qytetarët nuk lejohet që të levizin gjatë kësaj fashe orare.

Përjashtim bëjnë rastet e emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune. Në rastin e fundit duhet të keni lejen e posaçme.

 Gjatë kësaj faze orare nuk lejohet aktiviteti i bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit. Përjashtim bëjnë shërbimet delivery.

Shkollat e mesme në zonat e riskut të lartë vijojnë online përveç maturantëve.

Universitetet do të vijojnë me mësimin online.

Fluturimet me Britaninë e Madhe mbeten të pezulluara