Skip to content
Politikë

Mbledhja e Zgjedhores/ Gardisti shtyn me forcë gazetarin, reagon Berisha

· 1 min lexim

Teksa do të mbahej mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur mes një gardisti të Gardës dhe gazetarit të Euronews, Ardit Hoxha.

Në videon e publikuar nga Sali Berisha duket qartë se gardisti nuk e ka lejuar gazetarin që të filmojë dhe të raportojë se çfarë po ndodh në këtë mbledhje. Ishte gardisti ai i cili ka përdorur forcën fizike për të larguar nga salla gazetarin Hoxha.

Lidhur me këtë, ka reaguar dhe kryedemokrati, Berisha, i cili shpehet se sjellja e gardistit është e patolerueshme.

“Sjellje brutale e gardistit ndaj gazetarit Ardit Hoxha në detyrë. Dënoj me ashpërsinë me të madhe këtë sjellje të dhunshme ndaj gazetarit Ardit Hoxha,” shkruan Berisha.