Skip to content
Aktualitet

Mbërrijnë mbi 67 mijë doza të Pfizer në vend, Rama: Vijojmë pa u ndalur vaksinimin masiv

· 2 min lexim

Mbrëmjen e sotme kanë mbërritur në vend 670 860 doza të vaksinën anti-Covid të kompanisë Pfizer. Këto e çojnë në 1 679 410 totalin e dozave të vaksinave të mbërritura deri tani në vendin tonë.

Kryeministri Edi Rama njofton me anë të një postimi në Facebook se kjo sasi e vaksinave u sigurua nga kontrata me kompaninë dhe nga mbështetja e Bashkimit Europian. Rama thotë se do të vijohet me vaksinimin masiv pa u ndalur në të gjithë vendin.

Postimi i plotë:

67,860 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,679,410 sasinë e vaksinave anticovid të mbërritura në vend

Kjo sasi e vaksinave Pfizer u sigurua nga financimi i qeverisë shqiptare përmes instrumentit Covax, nga kontrata direkte me kompaninë si dhe nga mbështetja e Bashkimit Europian

Vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin masiv në të gjithë vendin. Deri tani janë kryer 1,148,910 vaksinime.

Kujtojmë që ditën e sotme në vendin tonë janë konfirmar rastet e para me variantin Delta. Lajmin e njoftoi Komiteti Teknik i Ekspertëve në mbledhjen e ditës së sotme, teksa thanë se nuk do të ketë ndryshim masah. Mjekët dhe institucionet kanë bërë vazhdimisht apel për vaksinim, ndërsa rastet e reja me Covid kanë ardhur në rritje.