Skip to content
Uncategorized

Mbappe gjithnjë e më pranë Real Madrid, klubi spanjoll bën ofertën e parë zyrtare

· 2 min lexim

Real Madrid ka bërë tashmë ofertën zyrtare për Kylian Mbappe. Sipas TalkSport dhe El Chiringuito, madrilenët kanë bërë gati ofertën prej 160 milionë eurosh, për të marrë yllin francez, i cili tashmë i ka komunikuar klubit të tij dëshirën për t’u larguar nga Franca.

Kontrata e Mbappe me Paris Saint-German përfundon vitin tjetër, dhe nisur nga dëshira e lojtarit për t’u laruar, presidenti Nasser Al-Khelaifinuk do ta lërë lojtarin të ikë falas dhe 160 milionë euro nuk janë pak.

Pavarësisht hezitimit të PSG-së gjatë gjithë këtyre viteve për ta mbajtur Mbappennë ekip, refuzimi i ofertës së fundit pesëvjeçare të kontratës që do e bënte atë më të paguarin në ekip pas Messit dhe Neymar, mund të ketë qenë lëvizja finale për largimin e tij. Përveç kësaj, në favor të sulmuesit është se klubi është përforcuar mjaftueshëm, dhe largimi i tij nga Parisi nuk do të kishte ndikim të madh.

Sa i përket Madridit, 160 milionë janë një reflektim që Florentino Pérez e dëshiron Kylian Mbapé për këtë sezon. Ai ka bërë një ofertë në rritje duke marrë parasysh se ai mund ta nënshkruajë atë falas për një sezon, por ai është plotësisht i vetëdijshëm për ndikimin që do të sillte ardhja e tij, dhe për më tepër ai preferon të mos jetë në garë me skuadrat e tjera, veçanërisht nga Premier League, në gjendje për ta bindurfrancezin  me një super kontratë.