Skip to content
Kryesore

Matura 2025, dalin rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj

· 1 min lexim

Janë publikuar rezultatet e provimit të gjuhës së huaj për Maturën Shtetërore 2025.

Të gjithë maturantët mund të konsultojnë notat e tyre në sistemin digjital përmes linkut zyrtar të publikuar nga Ministria e Arsimit.

Linku i rezultateve të provimit të gjuhës së huaj

Në këtë provim morën pjesë gjithsej 25,743 maturantë nga e gjithë Shqipëria. Nga këta, 399 nuk arritën të kalojnë, duke u vlerësuar me notën 4.00, ndërsa 216 nxënës u shpallën ekselentë me rezultatin maksimal 10.00.

Sipas të dhënave zyrtare, kalueshmëria në këtë testim rezulton të jetë shumë e lartë, plot 98.45%, ndërsa nota mesatare e arritur është 7.8, duke reflektuar një performancë të mirë në shkallë kombëtare.