Skip to content
Kryesore

Mashtroi babain duke inskenuar rrëmbimin e vet për të përfituar para, arrestohet 28-vjeçari

· 1 min lexim

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Kavajë, ku një 30-vjeçar ka inskenuar rrëmbimin e vet për të mashtruar babain dhe për të përfituar para prej tij.

Policia ka arrestuar Lubjan Camemën, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me një tjetër person për të realizuar skemën mashtruese.

Sipas hetimeve, ai kishte planifikuar çdo detaj të rrëmbimit të rremë, ndërsa bashkëpunëtori i tij, Bernard Kiptiu, ishte ngarkuar me marrjen e shumës së kërkuar si “shpërblim” për lirimin.

Të dy janë vënë në pranga nga policia, ndërsa ndaj tyre rëndon akuza për “Mashtrim” në bashkëpunim.

Materialet procedurale i janë referuar tashmë Prokurorisë së Kavajës për vijimin e hetimeve dhe ndjekjen penale të çështjes.