Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Masat ndaj COVID-19, Banka e Shqipërisë pezullon fitimin nga bankat dytësore

13:45 09/04/2020
Reading Time: 2 min lexim

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë zhvilloi sot një mbledhje online, ku u morën disa vendime të rëndësishme, për situatën e krijuar nga COVID-19.

Banka e Shqipërisë ka urdhëruar pezullimin e shpërndarjes së fitimit nga bankat e nivelit të dytë.

Në bazë të vendimit është pezulluar fitimi vjetor i 2019-ës dhe gjashtëmujorit të parë të 2020-ës.

Me këtë masë Banka e Shqipërisë synon të mbështesë kredidhënien drejt individëve dhe bizneseve gjatë periudhës së epidemisë.

Gjithashtu Këshilli Mbikëqyrës vendosi të ulë me 50%, honoraret e anëtarëve të tij dhe pagat e administratorëve dhe drejtorëve të Bankës së Shqipërisë.

Qeveria ka miratuar një paketë në ndihmë të biznesit, ku i lejon që të marrë kredi, nëse nuk mund të shlyejë pagat e punonjësve.

Vlera e huasë për bizneset, nuk duhet të kalojë 3 paga mujore dhe vlera e pagës së një punonjësi nuk mund të jetë më e lartë se 150 mijë lekë.

Në çdo rast dhënia e kredisë do të realizohet sipas politikave të brendshme të çdo banke në lidhje me riskun e kredisë, por bankat e nivelit të dytë do të sigurojnë procedura të thjeshtuara dhe kohë shumë të shpejtë të procesimit të kerkeses së kredisë.

Në instrumentin e kredisë së garantuar nga kredia sovrane, biznesi mund të përfitojë një periudhë pa pagesë principali, jo më pak se 3 muaj.

Bankat e nivelit të dytë nuk do të aplikojnë kosto administrative mbi kredinë dhe do të ofrojnë një normë interesi preferenciale, të barabartë me normën mesatare të interesit të tre ankandeve të fundit të bonove të thesarit 12 mujore plus një marzh prej 0.5%, por në asnjë rast jo më të lartë se 2.85%.

Subjektet private duhet të përcjellin kërkesat e aplikimit për kredi pranë njërës prej bankave të nivelit të dytë, jo më vonë se 30 ditë nga data e nënshkrimit të Marrëveshjes së Garancisë Shtetërore mes Këshillit të Ministrave dhe Bankës përkatëse.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Banka e Shqiperisecovid19kredi

Të tjera

EuroNatur ngre alarmin për Zvërnecin: Shqipëria ka shkelur procedurat, BE po ndjek nga afër situatën
Aktualitet

EuroNatur ngre alarmin për Zvërnecin: Shqipëria ka shkelur procedurat, BE po ndjek nga afër situatën

Zhvillimet në zonën e mbrojtur Pishë Poro–Nartë po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e organizatave ndërkombëtare mjedisore dhe institucioneve...

12:09 18/06/2026
Vrasja e çiftit Mujeci në Balldren, kapet në Mal të Zi 40-vjeçari që dyshohet se fshehu makinën e autorëve
Aktualitet

Vrasja e çiftit Mujeci në Balldren, kapet në Mal të Zi 40-vjeçari që dyshohet se fshehu makinën e autorëve

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Balldren të Lezhës, ku u vranë bashkëshortët...

11:40 18/06/2026
Para

Rama i la jashtë ndihmës ekonomike, zbulohet plani financiar i FSHF për klubet

Lajmet e fundit

EuroNatur ngre alarmin për Zvërnecin: Shqipëria ka shkelur procedurat, BE po ndjek nga afër situatën

EuroNatur ngre alarmin për Zvërnecin: Shqipëria ka shkelur procedurat, BE po ndjek nga afër situatën

12:09 18/06/2026
Vrasja e çiftit Mujeci në Balldren, kapet në Mal të Zi 40-vjeçari që dyshohet se fshehu makinën e autorëve

Vrasja e çiftit Mujeci në Balldren, kapet në Mal të Zi 40-vjeçari që dyshohet se fshehu makinën e autorëve

11:40 18/06/2026
Mos harroni oligarkët!

Mos harroni oligarkët!

18:32 17/06/2026
Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

17:57 17/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip