Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Masat e reja anti-Covid në Greqi, ja çfarë ndalohet deri në mars

12:42 24/08/2021
Reading Time: 2 min lexim

Qeveria greke ditën e sotme ka bërë publike masat e reja kufizuese të cilat parashikohet të jenë në fuqi deri në muajn mars të vitit 2022.

Ministri i Shëndetësisë së vendit, Vasilis Kikilias, ka theksuar se nga shtatori nuk do të ketë më teste falas për covid-19 për të pavaksinuarit, madje nga 1 shtator të punësuarit në sektorin e shëndetësisë që nuk kanë paraqitur certifikatën e vaksinimit do të ndalohen nga puna derisa të vaksinohen. Gjithashtu, për të pavaksinuarit ambientet e brendshme si dhe institucionet publike do të jenë thuajse të padepërtueshëm.

Nëpunësit e sektorit publik dhe privat do të deklarojnë në aplikacionin elektronik covid free app të qeverisë greke një herë në javë rezultatin e rapid test, që do të mbulojnë me shpenzimet e tyre, kostoja do të jetë 10 euro testi në klinikat private të vendit (nga 20 euro që është sot). Hyrja e të pavaksinuarve nuk lejohet në klinika shtetërore.

Të punësuarit në sektorin e arsimit, mësues, edukatorë, në sektorin e turizmit, teatër, kinema, produksione muzikore, plus edhe studentët do të bëjnë dy rapid test në javë, me shpenzimet e tyre. Dy self test në javë (me procedurë të ngjashme me rapid test, por që bëhet në shtëpi) do të ofrohen falas vetëm për nxënësit deri në moshën 18 vjeçare, pavarësisht se nga muaji korrik është hapur edhe platforma për vaksinimin e grupmoshës 12-15 vjeç.

Në rast udhëtimi brenda vendit, udhëtarët duhet të kryejnë një rapid test 48 orë para nisjes, që gjithashtu deklarohet në aplikacionin e qeverisë greke. Por, nuk do të lejohen të kryejnë testin në klinika apo spitale shtetërore, vetëm në klinikat private që lejojnë hyrjen e të pavaksinuarve.

Në ambientet e mbyllura, stadiumet etj., lejohet kapaciteti 100% vetëm me të vaksinuarit, në rast të kundërt do duhet të mbahen distancat sociale si dhe të gjithë të pranishmit të kenë deklaruar rapid test, pcr test të 48 orëve të fundit, apo certifikatë infektimi nga covid-19 6 muajt e fundit.

Punëdhënësit kanë të drejtën të kërkojnë certifikatën e vaksinimit për punësimin e stafit të biznesit të tyre dhe të kenë të dhëna statistikore të sakta të dokumenteve që paraqesin.

Në ambientet e jashtme, nëse ka fluks njerëzisht, rivendoset maska me detyrim. Ministri i Shëndetësisë ka theksuar se të vaksinuarit arrijnë në rreth 6 milionë, ndërsa pritet që deri në fillim të shtatorit të jenë vaksinuar edhe 1 milionë qytetarë të tjerë. Vaksinimi ofrohet falas me numrin personal AMKA, ndërsa takimet mbyllen ose automatikisht nga platforma përkatëse elektronike ose në të gjitha farmacitë e vendit.

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: greqimasat e reja kufizuese

Të tjera

Zyrtare: Irani tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 pas tensioneve politike
Bota

Zyrtare: Irani tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 pas tensioneve politike

Kombëtarja e Iranit është tërhequr zyrtarisht nga pjesëmarrja në Kupën e Botës 2026, turne që do të zhvillohet në SHBA,...

15:37 11/03/2026
Pakistani shpall “luftë të hapur” ndaj talebanëve, bombardime në Kabul e Kandahar, mbi 130 të vrarë
Bota

Pakistani shpall “luftë të hapur” ndaj talebanëve, bombardime në Kabul e Kandahar, mbi 130 të vrarë

Situata mes Pakistanit dhe Afganistanit ka hyrë në një fazë të rrezikshme përshkallëzimi, pasi qeveria pakistaneze shpalli “luftë të hapur”...

10:39 27/02/2026
Para
Dhunoi për vdekje 18-vjeçaren në Ferizaj dhe e la në dyert e spitalit, arrestohet autori

Dhunoi për vdekje 18-vjeçaren në Ferizaj dhe e la në dyert e spitalit, arrestohet autori

Lajmet e fundit

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

15:03 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip