Skip to content
Të Gjitha

Masakruan të riun se ngriti pluhur me makinë, dënohen me 41 vite burg 3 autorët

· 1 min lexim

Gjykata ka dënuar 5 ditë më parë tre autorët e vrasjes së Premtim Begajt dhe plagosjes së Enea Myftaraj në Borsh, në korrik të 2017-s.

Sipas “Shqiptarja.com”, një nga të pandehurit, Nasi Hodo, është dënuar me 18 vite burg.

Rezulton se ky shtetas është dënuar edhe me dy vite burg për plagosjen e lehtë me dashje të Donaldo Kostës.

Bashkëpunëtori i Hodës, Xhonatan Muçaj është dënuar me 20 vite burg.

Gjykata e Vlorës konstatoi se Muçaj ishte personi më aktiv në krim.

Edhe Ronaldo Shehu është dënuar me 3 vite burg, për moskallëzim krimi

Referuar dosjes, ngjarja e rëndë ndodhi pas një konflikti banal.

Viktima po kalonte me makinë pranë një lokali, ku po qëndronin autorët dhe për shkak të shpejtësisë është ngritur pluhur.

Ky veprim i është dukur i qëllimshëm autorëve, të cilët pasi e ofenduan, e sulmuan fizikisht dhe me sende të forta Begajn duke e vrarë, ndërsa shoku i tij Enea Myftaraj mbeti i plagosur rëndë.