Skip to content
Kosovë

Masa të reja kufizuese në Kosovë, në këto vende lejohet hyrja veç me test PCR ose vërtetim vaksinimi

· 2 min lexim

Kosova nga 20 gushti do të ketë vendime të reja për masat kufizuese, lajmin e ka konfirmuar Oda e Hotelerisë dhe Turizmit. Me anë të një njoftimi zyrtar, përfaqësuesit e Odës kanë njoftuar se ka qenë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ai që i ka njoftuar masat e reja gjatë një takimi.

Me vendimet e reja të cilat priten të hynë në fuqi nga 1 shtatori, ku të gjitha restorantet dhe kafenetë do të qëndrojnë të hapura deri në orën 22:30. Po ashtu në hotele dhe restorante nuk do të lejohet hyrja pa certifikatë vaksinim apo testi PCR.

Njoftimi nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit

Pas takimit të ministrit të Shëndetësisë z. Vitia dhe përfaqësuesve të OHTK kryetari prof. Dr. Sogojeva si dhe drejtorët e departamenteve z. Muçiqi dhe z. Hoti na u kumtuan masat e reja.

Për fat të keq pas ngritjes së numrit të të infektuarve me Covid 19, me datë 20.08.2021 do të dalin vendime të tjera kufizuese

Sa i përket sallave të dasmave do të funksionojnë deri në orën 22:30, me kapacitet të mysfirëve deri 150.

Klubet e natës do të mbyllen deri më datë 01.09.2021.

Të gjithë Restaurantet ditore , kafiteritë etj., do të punojnë deri në orën 22:30.

Nga data 20.08.2021 pa dëshmi vaksinimi apo test PCR nuk lejohen klientet në asnjë nga ambientet Hoteliere-Gastronomike.

I lusim të gjithë qytetarët të ruhen  nga kjo gjendje alaramante, t’i respektojnë masat e reja dhe sa më shumë të vaksionohen.

Të infektuarve i’u urojmë shërim të shpejtë!