Skip to content
Arsim

MAS publikon datat, ja kur do të mbahen provimet e Maturës Shtetërore

· 1 min lexim

Janë bërë publike datat për provimet e Maturës Shtetërore të vitit akademik 2023-2024. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, e cila përmes një njoftimi publik ka informuar të gjithë maturantët se kur do mbahen provimet.

Provimi i gjuhës së huaj do të zhvillohet më datë 3 qershor, ndërsa në 10 qershor do të mbahet Gjuhë shqipe dhe Letërsi.

Ministria e Arsimit bën me dije se provimi i matematikës do të mbahet 18 qershor, ndërsa provimi për teorinë profesioniale do të mbahet në 24 qershor.

MESAZHI I MANASTIRLIUT:

Dy lajme me interes për maturantët mbi provimet e Maturës Shtetërore 2024!

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional.

Për orientimin dhe përgatitjen e maturantëve, testet model për provimet e ardhshme, ndryshe nga vitet e shkuara, do shpërndahen në shkolla që në muajin JANAR 2024.

Suksese të gjithë nxënësve tanë!