Skip to content
Të Gjitha

Maratona e Habiljave me drejtësinë, shtyhet sërish gjyqi

· 1 min lexim

Seanca për grupin e Habilajve në Gjykatën e Krimeve të Rënda shtë shtyrë sërish.

Shkak është bërë mungesa e avokatëve të çështjes, shkruan ‘Dosja.al’.

I vetmi i ekstraduar nga Italia si pjesë e grupit është Reshat Radhima.

Ndaj tij më 2 shkurt të 2017-ës, është vendosur masa e sigurisë ‘Arrest me burg’.

Hetimi ndaj Habiljave nisi nga Prokuroria e Catanias në Itali.

Pjesë e dosjes ishte edhe ish-ministri i Brenndshëm, Saimir Tahiri.

Ai u akuzua për favorizim të grupit dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Pak muaj më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Tahirin me 3 vite shërbim prove.

Ndërkohë gjyqi për pjesën më të madhe të grupi, është duke u zhvilluar në Itali.

Të vetmit të arrestuar nga grupi në Shqipëri ishin, Armando Koçerri dhe Nazer Seiti, i cili është ekstraduar në Itali.

Të pandehur përveç Tahirit, u morën edhe ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, si dhe oficerët Gjergj Kohila e Sokol Bode.